Limani në Banjicë të Epërme dhe të Poshtme: Program konkret për çdo vendbanim të Gostivarit





Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, sonte ka zhvilluar takime me banorët e Banjicës së Epërme dhe Banjicës së Poshtme, ku ka prezantuar vizionin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e Gostivarit.

Në këto takime ishte i pranishëm edhe Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit dhe njëherazi kryetar i Degës së BDI-së, i cili shprehu mbështetje për vizionin dhe programin e Limanit.