Aksident i rëndë në magjistralen Mavrovë-Dibër, bie vetura në lumin Radika, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri nga Gostivari
Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia.
Në ora 15:50, në SPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, ku një automjet pasagjerësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, në pronësi të A.F. nga Gostivari, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika, njofton TS.
Në aksident kanë humbur jetën shoferi dhe një pasagjer që ndodheshin në automjet.
Nga ora 18:30, qarkullimi në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër është ndërprerë, njoftoi AMSM.
Ndërprerja është për shkak të nxjerrjes së automjetit që pas aksidentit përfundoi në lumin Radika, në afërsi të manastirit “Shën Jovan Bigorski”./TS
