Përleshje në Prishtinë, DJ i Butrintit godet Finemin në kokë me gotë, rasti në duart e policisë





Mbrëmjen e kaluar, në orët e vona, një incident serioz ka ndodhur në një hotel në periferi të Prishtinës, ku janë përfshirë reperi Finem dhe këngëtari i njohur Butrint Imeri.

Sipas burimeve të afërta me Tetovasot, thonë se incidenti ka ndodhur në momentin kur Butrint Imeri, pas përfundimit të një koncerti, ishte drejtuar drejt hotelit për të bërë check-in.
Në atë kohë, thuhet se Finem kishte qenë i shoqëruar nga një grup prej rreth tetë – dhjetë personash, të cilët kane qenë duke qëndruar në të njejtin hotel.

Situata dyshohet se ka eskaluar shpejt, pasi DJ-i i Butrint Imerit pasi ka vërejtur afrimin e grupit të Finemit me tendenca për ta sulmuar atë pas shpine – ka reaguar duke e goditur Finemin në kokë me një gotë.

Pas këtij veprimi, ka shpërthyer një përleshje fizike, ku janë përfshirë disa persona.
Nuk ka të dhënë nëse grupi ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime brenda organeve të drejtësisë bëjnë të ditur se Finemi dhe shoqëruesit e tij tashmë janë vënë në kërkim policor dhe pritet arrestimi i tyre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe këngëtari Butrint Imeri, si dhe DJ-i i tij, kanë dhënë deklaratë në polici lidhur me rastin.