Dimitrieska-Koçoska: Vitin 2026 e presim me financa publike të stabilizuara dhe siguri më të madhe ekonomike
31 dhjetor 2025, Shkup – Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë – stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike dhe të qytetarëve. Në vitin 2026 vazhdojmë me menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Ky ishte mesazhi i ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj të fundvitit.
Të nderuar qytetarë,
në fund të këtij viti, sinqerisht dua t’ju falënderoj për durimin, besimin dhe përgjegjësinë, ku të gjithë së bashku e kemi dëshmuar në një periudhë të mbushur plot me sfida.
Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë – stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike të shtetit dhe të qytetarëve.
Me menaxhim të përgjegjshëm, politikë fiskale të disiplinuar dhe kontroll të shpenzimeve publike, arritëm t’i stabilizojmë financat publike.
Mbajtëm nën kontroll deficitin, ruajtëm likuiditetin e buxhetit dhe përforcuam besimin në sistemin financiar.
Paralelisht, investuam me përgjegjësi – në mbrojtjen shëndetësore, arsim, infrastrukturë dhe projekte kapitale që përforcojnë ekonominë dhe mbrojnë standardin e jetesës së qytetarëve.
Këto rezultate nuk janë të rastësishme. Ato janë fryt i vizionit të qartë, vendimeve të vështira por të nevojshme dhe angazhimit të përbashkët për stabilitet dhe qëndrueshmëri.
Vitin që vjen e presim me shumë siguri. Viti i ardhshëm do të jetë më i qëndrueshëm dhe më stabil – me vazhdimin e konsolidimit fiskal, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Qëllimi ynë janë financat publike stabile që do të jenë bazë për një standard më të mirë jetese dhe të ardhme të parashikueshme.
Besoj se me përgjegjësi, solidaritet dhe punë të përbashkët, do të vazhdojmë të krijojmë ekonomi të fuqishme, rezistente dhe në shërbim të qytetarëve.
Sot, mund të them me bindje: Maqedonia hyn në vitin e ri më stabile, e organizuar dhe me themele dukshëm më të fuqishme sesa në fillim të këtij viti. Sektori financiar mbetet likuid dhe stabil, ndërsa besimi i partnerëve ndërkombëtarë e konfirmon kahjen e duhur në të cilën po ecim. Vitin që vjen do të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri – me menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, përkrahje të rritjes ekonomike dhe krijim të kushteve për investime dhe zhvillim.
Të dashur qytetarë,
kjo është koha për mirënjohje, shpresë dhe fillime të reja. Ju uroj që viti që vjen t’ju sjellë shëndet, paqe, suksese personale dhe shtëpi të mbushur me gëzime. Unë do të vazhdoj të punoj me përgjegjësi dhe me përkushtim të plotë për shtetin tonë, respektivisht për një Maqedoni stabile, të ardhme të sigurt dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë viti 2026 një vit progresi dhe qetësie për çdo shtëpi!
Me respekt,
Nga Njësia Marrëdhëniet me publikun
