Janë asgjësuar mbi 624 kilogramë ushqim i pasigurt para festave





Me kontrollet e kryera dhe mospërputhjet e identifikuara para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, janë shqiptuar 60 gjoba me vlerë mbi 33 mijë euro në kundërvlerë denarë për operatorë dhe persona përgjegjës në to. Janë lëshuar edhe paralajmërime përkatëse dhe janë lëshuar vendime me urdhëresa për largimin e mospërputhjeve të identifikuara. Janë shkatërruar mbi 624 kilogramë ushqim i pasigurt, nga të cilët 567 kilogramë produkte mishi, kumtoi sot pasdite Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Në prag të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, shërbimet inspektuese të AUV-it, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëvem përveç atyre të rregullta, po kryejnë edhe kontrolle të përforcuara, të jashtëzakonshme, tek të gjithë operatorët e ushqimit. Theksi i kontrolleve gjatë kësaj periudhe kohore u vu tek operatorët që organizojnë festime para Vitit të Ri dhe Vitit të Ri dhe në mishtore, mishtro me punëtori dhe dyqane të tjera të specializuara për ushqim me origjinë shtazore, ku ka kërkesë dhe konsum të shtuar të ushqimit gjatë kësaj periudhe”, shpjeguan nga AUV.

Në territorin e gjithë vendit janë kryer gjithsej 423 inspektime në objekte hotelierike dhe restorante dhe 228 kontrolle të jashtëzakonshme te operatorët e ushqimit me origjinë shtazore.