Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur për në Shtetet e Bashkuara për bisedime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, takimi do të zhvillohet në Mar-a-Lago në Florida më 29 dhjetor. Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, si dhe pjesëmarrjen e Turqisë në forcat ndërkombëtare të stabilizimit në enklavën palestineze. Netanyahu dhe Trump pritet gjithashtu të koordinojnë sulme të mundshme në të ardhmen kundër vendeve të prodhimit të raketave iraniane.
Media nënvizojnë se Netanyahu do të kalojë pesë ditë në SHBA, me takime shtesë të planifikuara, përfshirë një me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.