Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 534-të në të cilën do të shqyrtohen çështjet e lidhura me ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, ankesat dhe peticionet në lidhje me punën e gjyqtarëve dhe gjykatave, si dhe formimin e komisioneve për procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë.