Mashtrim i rëndë: Një burrë nga Saraji premtoi “hajmali” një gruas që zgjidh problemet familjare, i mori 1.000 euro





Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.GJ. (61) nga fshati Saraj, rajoni i Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Sipas kallëzimit, i dyshuari gjatë muajit shtator 2024 dhe mars 2025 ka mashtruar një grua 42-vjeçare nga rajoni i Dellçevës, duke i premtuar se do t’i përgatiste një “amulet” me të cilin do t’i zgjidhte problemet familjare. Për këtë “shërbim”, në dy raste të ndara, ai ka marrë nga 30.000 denarë, duke e dëmtuar viktimën për një shumë totale prej 60.000 denarësh.