Burrë e grua nga Maqedonia humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Beograd–Nish





Sy persona nga Maqedonia kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur herët këtë mëngjes në autostradën Beograd–Nish. Jozyrtarisht, drejtuesi i automjetit “Seat” ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Siç mësohet, shoferi dhe bashkudhëtarja (një burrë dhe një grua), të cilët janë shtetas të Maqedonisë, kanë ndërruar jetë, ndërsa një pasagjer tjetër nga automjeti është pranuar në spital me lëndime të rënda, raporton Telegraf.rs.