Këngëtari Alis ka fituar mbrëmjen e së shtunës çmimin e parë në Festivalin e 64-t të RTSH-së, duke u shpallur njëkohësisht përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision me këngën e tij.
Alis ka ardhur këtë vit me këngën e titulluar “Nan”, me tekst nga Desara Gjini dhe muzikë të realizuar nga vetë këngëtari i ri.
Ajo që bie në sy në këtë këngë, përveç motiveve shqiptare, është teksti dhe mesazhi i fortë emocional me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në kompeticionin më të madh muzikor në botë.
Mesazhi i këngës pasqyron pikëllimin dhe dhimbjen e prindërve që presin dhe vuajnë largimin e fëmijëve të tyre drejt emigrimit. Kënga vjen në një moment domethënës, kur Shqipëria në vitet e fundit ka shënuar një largim masiv të të rinjve, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT dhe Eurostat.
Teksti i kwngws:
(Ta dish se nana po ju pret)
(E nana ju po ju përcjell)
(Nana në prag aty ngel në derë)
(Dy javë, dy vjet, iku kjo verë)
Zemra po dhemb
E lotin mezi po e mban
Ju tash po ikni
Do qani pak
Do harroheni
Për jetë ma t’mirë e di
E ne na duket, shohim hijet
Në korridor ecin me vrap
Dëgjojmë zërat, hala n’oborr
E qeshun me t’madhe
Hap dritaren, e askush
Nuk asht aty
Marr t’shtroj për t’fjet
N’divana e n’tok
Baj za, askush s’përgjigjet
Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë
Rri e kujtoj
Kyt vend që dikur s’pat qetësi
Rrëmujë e ngrohtë
Gjithë librat n’tok
Shpejt u ba ftohtë
Shkretinë e plot
Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë
Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë
Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë
Kur po vjen, moj nan
Se malli m’than
Po moѕ u mërzit
Nana kа me të prit