Daut Memishi: Arsimi turk vazhdon të jetë shtyllë e rëndësishme e mozaikut shumëkulturor





Kreu i Tearcës Daut Memishi sot mori pjesë në kremtimin e ditës së alfabetit turk në Tearcë.

“Arsimi është themeli më i fortë i një shoqërie të përparuar, ndërsa ruajtja dhe zhvillimi i arsimit në gjuhën amtare përbën një vlerë të rëndësishme për identitetin, kulturën dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve. Arsimi turk ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme e këtij mozaiku shumëkulturor.

Në këtë ditë të veçantë, shpreh falënderime të veçanta për mësimdhënësit, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm edukojnë brezat e rinj, si dhe për prindërit dhe institucionet që mbështesin vazhdimisht arsimin cilësor.

Duke ju uruar suksese të vazhdueshme, shëndet dhe përparim, ju uroj Gëzuar Ditën e Arsimit Turk!”, ka shkruar Memishi