Ish-prokurorja speciale Vilma Ruskoska ka paraqitur kallëzim në polici kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 për ngacmim telefonik.
Sipas kallëzimit, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2025, kur Jovanovski, gjatë një transmetimi live në YouTube, e ka kontaktuar disa herë Ruskoskën në telefon, pavarësisht se ajo i kishte refuzuar thirrjet.
Nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se biseda është shoqëruar me deklarata fyese dhe shqetësuese nga ana e Jovanovskit. Në një moment, Ruskoska e ka paralajmëruar se nëse vazhdon me thirrjet, do ta denoncojë në polici, por thirrjet megjithatë kanë vazhduar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e kanë konfirmuar kallëzimin për mediat dhe kanë informuar se po punojnë për zbardhjen e rastit.