CMG-ja paraqet produktet kulturore me të drejta autori të “Sezonit të Madh të Galasë së Festës së Pranverës 2026”
Të enjten u mbajt në Pekin aktiviteti i bashkëpunimit për produktet kulturore me të drejta autori të “Sezonit të Madh të Galasë së Festës së Pranverës (Vitit të Ri Kinez) 2026” të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), së bashku me ceremoninë e paraqitjes të maskotëve së Galasë së Festës së Pranverës për Vitin e Kalit. Në aktivitet mori pjesë Peng Jianming, anëtar i Grupit Redaktorial të CMG-së, i cili, së bashku me të ftuarit, paraqiti produktet kulturore me të drejta autori të “Sezonit të Madh të Galasë së Festës së Pranverës 2026” dhe shpalli zyrtarisht nisjen e Planit të Bashkëpunimit për Ekosistemin Krijues të së Drejtës së Autorit “Njëqind veta, një mijë krijime”.
Në fjalën e tij, Peng u shpreh që, si platforma kryesore kombëtare e komunikimit kulturor, CMG-ja i përmbahet gjithmonë parimit të ruajtjes së thelbit dhe inovacionit, duke promovuar vazhdimisht shndërrimin e burimeve cilësore të përmbajtjes në rezultate industriale dhe zgjerimin e shprehjes kulturore drejt skenarëve realë. Galaja e Festës së Pranverës është një markë kulturore me ngarkesë të fortë emocionale kombëtare dhe ndikim të gjerë global. CMG-ja po e çon përpara në mënyrë sistematike krijimin e markës “Sezoni i Madh i Galasë së Festës së Pranverës”, me synimin për të krijuar një zinxhir të plotë nga përmbajtja programore te platformat, nga ndikimi komunikues te shndërrimi industrial.
Yu Lei, përfaqësuese e CMG-së, paraqiti konceptin e dizajnit të maskotëve të Galasë së Vitit të Kalit. Përfaqësues të katër ekipeve krijuese ndanë historitë e tyre të krijimit dhe përcollën urimet e Vitit të Ri me temën e galasë “Galop i pandalshëm”.
Maskotët e Galasë së Vitit të Kalit përfshijnë produkte kulturore krijuese, paketa festive dhe autorizime IP-je etj., duke formuar një sistem produktesh të qëndrueshme të Galasë së Festës së Pranverës. Në të ardhmen, CMG-ja do të vijojë të nxisë bashkëndërtimin e platformave, zhvillimin e matricës së produkteve dhe bashkëpunimin me rajonet vendore, duke ftuar më shumë partnerë të bashkohen për të krijuar një sistem inovativ të kulturës festive gjatë gjithë vitit dhe për t’i dhënë shprehjes bashkëkohore të kulturës tradicionale kineze më shumë imagjinatë dhe krijimtari.
Katër kuaj, të quajtur përkatësisht Qiqi, Jiji, Chichi dhe Chengcheng, tregojnë temën kryesore të galasë “Galop i pandalshëm”. Dizajni i maskotëve u frymëzua nga imazhet klasike të kuajve në periudha të ndryshme historike të Kinës. Modele resh dhe malesh të vizatuara në trupat e kuajve pasqyrojnë bukurinë e historisë dhe pamjen e epokës së re, duke shpërfaqur kuptimin e sukseseve dhe të së ardhmes së bukur.

Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe produktet e përbashkëta të serisë “Produktet kulturore të CMG-së, seria e mjeshtërve”. Kjo seri fokusohet në bashkëpunimin me mjeshtër të artit, zejtarisë dhe dizajnit në Kinë, duke ndërthurur thellësisht kulturën tradicionale kineze me gjuhën artistike bashkëkohore, për të krijuar IP kulturore kombëtare me vlera kulturore, artistike dhe koleksionimi. Produktet e publikuara këtë herë, përfshirë produktet “Parku fantastik”, tasin dhe pjatën festive “Kali që sjell bekime”, sjellin artin mijëravjeçar, trashëgiminë jomateriale dhe krijimtarinë e mjeshtërve në dizajnin modern, duke e bërë bukurinë tradicionale pjesë të jetës së përditshme.
Po atë ditë u publikuan edhe produktet kulturore të “Sezonit të Madh të Galasë së Festës së Pranverës 2026”, me kategori të ndryshme që përfshijnë tasa dhe pjata festive, paralelizma të Festës së Pranverës, qeramikë të trashëgimisë jomateriale, objekte zbukurimi, lodra, shalle, kartolina dhe zarfe përkujtimore, pije, produkte bujqësore dhe të tjera, duke mbuluar skenarë të ndryshëm konsumi dhe duke gjallëruar tregun kulturor.
Gjatë aktivitetit, kompanitë përkatëse në varësi të CMG-së nënshkruan me kompani dhe institucione të ndryshme marrëveshje bashkëpunimi për produktet kulturore me të drejta autori të “Sezonit të Madh të Galasë së Festës së Pranverës 2026”, me synimin për të nxitur zhvillimin shumëpërmasor të IP-së së Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së.