Në Sveti Nikollë, një automjet ka goditur një çiklist 73-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Shtipit.
Ndërkohë, në Prilep janë regjistruar dy aksidente të tjera, ku janë lënduar rëndë një këmbësore 53-vjeçare dhe një i mitur që drejtonte moped, raporton Tetovasot.