Zbulohen detaje të reja nga hetimi, lidhur me vrasjen monstruoze në Negotinë të Gostivarit… Prokuroria ka shpalosur detaje të reja informacioni dhe ka konfirmuar vdekjen e dhunshme, si dhe vazhdimin e paraburgimit dhe masw ligjore ndaj një personi tjetër.
“Ka përfunduar obduksioni i 53-vjecares nga Negotina e Gostivarit, trupi i së cilës dje u gjet në atarin e fshatit”, ka bërë të ditur prokuroria, shkruan “plusinfo”, transmeton gazeta Lajm.
Në kuadër të procesit hetimor, më urdhër të prokurorit publik, aktualisht është duke u bërë ekspertiza e gjurmëve, që u siguruan nga disa lokacione, si dhe bastisje dhe veprime tjera, që lidhen me procesin hetimor.
Njëherësh, paraburgimi i shkurt i të dyshuarit S.M., është vazhduar edhe për 48 orë, si dhe i një personi i cili dje u privuar nga liria. Nga prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për femër, por nuk konfirmuar nëse fjala është për 48-vjeçaren Gj.V. (gruaja e e të dyshuarit), e cila dje u ndalua në stacionin policor.
Bëhet fjalë për rastin e 53-vjeçares H.A. nga fshati Raven, e cila nga djali i saj 34-vjeçar J.M., ishte paraqitur si e zhdukur, më datën 9 dhjetor. Sipas djalit, më datën 7 dhjetor, gruaja tanimë e ndjerë, ishte parë duke hyrë në veturën e tipit “Fiat”, gjë pas së cilës kishte humbur kontaktin dhe ishtë e paqasshme në telefon.
Djali 34-vjeçar në mënyrë plotësuese, kishte thënë se i dyshuari mes datës 6 dhe 7 dhjetor, kishte hyrë në shtëpi kishte kërkuar nëpër dhoma, me ç’rast kishin humbur edhe paratë. Policia e kishte arrestuar S.M. më 11 dhjetor në orët e hershme të mëngjesit, nën dyshimin se ai gruan (tanimë të ndjerë) e kishte marrë dhunshëm.
Hetimi, siç njoftojnë nga MPB-ja, mori kthesë nga moment kur kamerat e sigurisë dhe listingu i telefonit, treguan se i dyshuar kishte dhënë deklaratë të rrejshme, kurse kontakti i fundit i viktimës kishte qenë pikërisht me S.M. Më urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, me c’rast u arrestua edhe gruaja e tij Gj.V. (48).
Gjatë bisedës informative në polici, gruaja e të dyshuarit e kishte pranuar se S.M. e kishte vrarë H.A. me pistoletë dhe se e kishte varrosur trupin e viktimës. Në prani të prokurorit publik, policia realizoi ekspertizë e kontroll në atarin e fshatit, ku u gjet trupi i pajetë, gjë pas të cilës u dërguar për obduksion.
Rasti po procesohet si ‘vrasje’, sipas Nenit 123 nga Kodi penal, kurse hetimi po vazhdon deri në ndriçimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Protestuesit grumbullohen te Ministria e Arsimit, makina ujëhedhëse dhe FNSH në terren
- Privohen nga liria 12 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, 10 kanë vozitur pa e dhënë provimin e vozitjes
- Aleanca do të thërrasë interpelancë për gjendjen e energjisë në Kosovë
- Protesta e thirrur në Tiranë, 600 demokratë nga juglindja nisen drejt kryeqytetit
- VLEN: Nesër, shqiptarët e Luginës kanë mundësi të shkruajnë histori!
- A do të humbë Vuçiqi? Krejt çka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi
- Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, një qytetar shtrihet para autobotit të policisë
- E trishtë/Shuhet në moshën 25-vjeçare artistja Rinesancë!
- Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë
- Maqedonia me veturat më të vjetra në Ballkan, mosha mesatare arrin 19,4 vjet