Për mua është gjithmonë kënaqësi kur fillojmë ndonjë projekt të ri i cili do të ndikojë pozitivisht në jetën e banorëve, siç është edhe ky këtu në Koleshinë, pjesë e Komunës së Novo Sellës.
Jam i bindur se të gjitha këto projekte do të nënkuptojnë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së popullatës lokale dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe më tej të realizojmë gjithçka për të cilën jemi zotuar para qytetarëve dhe gjithçka që kemi premtuar. Pjesë e këtyre projekteve është edhe ky projekt, si dhe më shumë se një mijë projekte të tjera të cilat për momentin janë ose në fazën fillestare, ose në një fazë më të avancuar, ose në fazën përfundimtare, projekte që po realizohen dhe që janë rezultat i mbështetjes të cilën komunat e kanë marrë nga Qeveria gjatë një viti e gjysmë të fundit, në një vlerë prej pothuajse gjysmë miliard euro, sepse vetëm treqind e pesëdhjetë milionë euro janë projektet të cilat janë pjesë e thirrjes së parë dhe të dytë përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe kur kësaj i shtohen projektet që kanë ministritë e tjera jashtë këtyre dy programeve, atëherë arrijmë në një shumë fantastike prej gjysmë miliard eurosh, diçka që deri më tani nuk është bërë kurrë më parë në historinë më të re të Maqedonisë.
Dua të uroj kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën, deputetin, deputetët që vijnë nga ky rajon se me një punë të përbashkët ekipore mund të arrihen shumë gjëra, prandaj ajo që ata manifestojnë, motivon dhe frymëzon që ne si Qeveri të vazhdojmë më tej të realizojmë projekte për qytetarët.



