VLEN: Marrin fund gabimet në Librin e Gjeografisë





Gabimet e evidentuara në Librin e Gjeografisë për klasën e shtatë me mësim në gjuhën shqipe janë përmirësuar dhe kjo tashmë është punë e kryer.

Kjo është bërë falë angazhimit dhe insistimit të VLEN dhe reagimit të shpejtë të zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Lulzim Aliu i cili duke reaguar publikisht theksoi se çështja e teksteve shkollore do të ketë zgjidhje të menjëhershme.

Me verifikimin e menjëhershëm dhe korrigjimin pa vonesë të gabimeve, VLEN tregon se përgjegjësia institucionale është standardi ynë. Nuk është më si në të kaluarën kur nuk kishte zgjidhje materiali shkollor. Këtë e kemi parë në kohën e BDI-së.

Korrigjimet e këtilla përkojnë me standardet shkencore dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike për ata që për vite kanë lejuar shtrembërime të tilla. Gjeneratat e reja meritojnë tekste të sakta dhe dinjitoze dhe jo narrativat e shtrembëruara që BDI ka toleruar ndër vite.

VLEN vlerëson se fëmijët tanë meritojnë libra të saktë, profesionalë dhe të përditësuara sipas standardeve bashkëkohore që korrigjimet e nevojshme të bëhen madje pa vonesë.

VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim si dhe kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë.