Kandidimi i Bejtës, Nafie Selmani: Si ndjehet Arben Fetahi, Bilall Kasami dhe Zeka?





Si ndihen sot Arben Fetai, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, ata që dikur nuk lanë gur pa hedhur e duke thënë 1 mijë të zeza për Arben Taravarin për koalicionimin e tij të hapur me (AKI/BDI), kur figura më e konsumuar e BDI-së, dhe aspak e lavdëruar në opinion, Nevzat Bejta, sot kandidon në Gostivar nën siglën e VLEN-it?
A është më korrekte një bashkëpunim transparent, i deklaruar publikisht, si ai i Taravarit me AKI/BDI, apo lojërat e fshehta të VLEN-it, pazaret e ulëta dhe riciklimi i kuadrove të vjetra, duke tradhtuar pa fije turpi pritshmëritë dhe besimin e votuesve që u premtuan “ndryshim”?
A ndihen rehat në lëkurën e tyre politike udhëheqësit e VLEN-it, teksa sot bëjnë pikërisht atë që dikur e quajtën “të papranueshme”, “të turpshme” dhe “tradhti politike” tek të tjerët?
Sepse nuk ka ironi më të madhe sesa kur ata që predikuan “moral politik” përfundojnë duke e shkelur të parët.