Më 09.12.2025, Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar dhe të rëndë ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër O.S. (49) nga Kumanova, për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autorizimit” sipas nenit 353, paragrafi 4, lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal.
O.S., gjatë ushtrimit të funksionit të ministrit të Brendshëm, pra gjatë vitit 2021, duke shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar, i ka mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme një dobi pasurore në shumën prej 5.565.927 denarë.
O.S. ka kryer veprën në mënyrë që nuk ka sjellë vendim për të hequr autorizimin për kontroll teknik brenda afatit ligjor, sipas një propozimi të dorëzuar nga njësia kompetente për çështje qytetare. Ai, edhe pse e dinte se afati për vendimin për heqjen e autorizimit ishte deri në 15 ditë nga dita e dorëzimit të çështjes, nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare sipas nenit 65, paragrafi 3 të Ligjit për automjetet dhe nenit 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e marrjes dhe heqjes së vendimit për autorizimin e personit juridik për kontroll teknik të automjeteve dhe për kategoritë e automjeteve për të cilat jepet autorizimi për kontroll teknik.