Gjetja dhe sekuestrimi i 62 paketimeve me marihuanë gjatë kontrollit të një automjeti në Strugë, vijon kallëzimi përkatës





Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në rrugën magjistrale Strugë–Qafëthanë, në afërsi të fshatit Frangovë të Strugës, punonjës policie nga Stacioni Policor Frangovë, pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim, e privuan nga liria A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë informon Tetovasot.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e pasagjerëve “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 paketime marihuanë. Është njoftuar prokurori publik, droga është sekuestruar, ndërsa A.T. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Sektori i Punëve të Brendshme Strugë do të paraqesë kallëzim përkatës.

Gjetja dhe sekuestrimi i 62 paketimeve me marihuanë gjatë kontrollit të një automjeti në Strugë, vijon kallëzimi përkatës