Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Dojran” koha e pritjes për dalje nga Maqedonia është rreth 40 minuta
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimin kufitarë “Dojran” koha e pritjes për dalje nga vendi është 30 minuta. Në vendkalimin kufitarë “Tabanoc” koha e pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga aje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.