Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar





Një fëmijë dyvjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës Pitbull në ishullin Zakinthos në Greqi, raporton Kp.

Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime të rënda.

Dyvjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthos pa ndjenja, por mjekët nuk mund ta shpëtojnë, transmetojnë mediat greke.

Hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti tragjik janë duke vazhduar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo