Ali Ahmeti i pranishëm në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: Përgëzon Arbër Hajdarin për misionin human
Mbrëmë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të organizatës humanitare “Fundjavë Ndryshe”, të drejtuar nga Arbër Hajdari. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë personalitete dhe përfaqësues të jetës publike informon Tetovasot.
Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Arbër Hajdarit dhe ekipit të tij, duke e vlerësuar punën e tyre si mision fisnik të humanizmit dhe solidaritetit.
“Nga zemra e përgëzoj Arbërin për punën e jashtëzakonshme. I uroj të vazhdojë këtë mision të ndritur në shërbim të njerëzve që kanë nevojë”, theksoi Ahmeti në postimin e tij.
Organizata “Fundjavë Ndryshe” prej një dekade ndihmon familjet në nevojë dhe ka realizuar qindra projekte sociale në Shqipëri dhe rajon.TS
Postimi i Ali Ahmetit:
Mbrëmë pata kënaqësinë që, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe shumë miq humanë e të vullnetit të mirë, të marr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”, të mikut tonë, Arbër Hajdari.
Arbërin e përgëzoj nga zemra për punën e tij të jashtëzakonshme dhe e uroj të vazhdojë me këtë mision fisnik të humanizmit dhe solidaritetit.




