Rita Ora shkëlqen me dukjen në Arabinë Saudite, ndërsa merr pjesë në ‘Red Sea Film Festival’

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ishte një nga yjet ndërkombëtarë që shkëlqyen në tapetin e kuq të edicionit të 2025-të të Red Sea International Film Festival, i cili po zhvillohet nga 4 deri më 13 dhjetor në distriktin historik Al-Balad të Jeddah, Arabinë Saudite.

Ngjarja e mbrëmjes së enjtes solli së bashku emra të mëdhenj të Hollywoodit, Bollywood-it dhe industrive filmike të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, duke përfshirë fituesin e Oskarit Adrien Brody, aktoret amerikane Queen Latifah, Kirsten Dunst, Jessica Alba dhe Uma Thurman, yllin kubano-spanjoll Ana de Armas, aktorin britanik Daniel Kaluuya, si dhe yllin tonë Rita Ora.

Nga Lindja e Mesme, yjet Sarah Taibah, Zeina Makki dhe Hanaa Mansour ishin gjithashtu pjesë e tapetit të kuq.


Rita Ora (Foto: Harper’s Bazaar/Instagram)

Rita Ora tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi elegant, me prerje të guximshme, dhe flokët e kapura lart, duke i dhënë një prekje klasike dhe të sofistikuar paraqitjes së saj.


Foto: Humanagement/InstaStory

Fotot e publikuara nga ngjarja tregojnë performancën e saj të stilit të lartë dhe karizmën që e shoqëron kudo ku shfaqet.


Foto: Humanagement/InstaStory

Ky festival i rëndësishëm ndërkombëtar ofron një platformë për të promovuar filma nga e gjithë bota, duke nxjerrë në pah talentet më të spikatura dhe bashkëpunimet kreative mes industrive të ndryshme filmike.

Rita Ora shkëlqen me dukjen në Arabinë Saudite, ndërsa merr pjesë në ‘Red Sea Film Festival’