Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze Jiang Bin i kërkoi të premten Japonisë të mos sabotojë paqen e qëndrueshmërinë në Azi-Paqësor.
Jiang i tha këto në një konferencë shtypi, duke komentuar miratimin e fundit prej qeverisë japoneze të një rritjeje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe negociatat e saj me Filipinet për eksportin e një rakete japoneze.
Ai e kritikoi Japoninë për shkelje të përsëritura të angazhimeve të saj sipas Kushtetutës pacifiste, duke rritur ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes, duke nxitur eksportin e armëve vdekjeprurëse dhe duke kërkuar të rishikojë tre parimet jobërthamore të Japonisë në vitet e fundit.
“Ndërsa po përshpejton ritmin e lehtësimit të kufizimeve në zhvillimin ushtarak, militarizmi i Japonisë është gati të rikthehet,” vuri në dukje zëdhënësi.
Jiang reagoi ndaj Japonisë për procesin e asgjësimit të gjithanshëm të armëve kimike që forcat japoneze braktisën në Kinë gjatë periudhës së agresionit.
Kina i kërkon Japonisë të bëjë përpjekje të gjithanshme për të përshpejtuar procesin e asgjësimit, të mbledhë dhe të ofrojë informacion në lidhje me armët kimike të braktisura për palën kineze në kohën e duhur, të ndihmojë plotësisht palën kineze në kërkimin dhe identifikimin e materialeve të plumbit dhe të mbajë përgjegjësinë e vet në trajtimin e ujit dhe tokës së ndotur, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës.