Kryeparlamentari Gashi priti në takim imamin e Qabes





Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim imamin e Qabes,Dr. Mahir Muajkali. Gashi thotë se në takim ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore dhe vlerave që na bashkojnë.

“Pata privilegjin të mirëpres në Kuvend, në një takim miqësor dhe vëllazëror, Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir Muajkali, Gjatë bisedës, diskutuam mbi vlerën e vizitës së tij dhe respektin e ndërsjellë, ndërsa përcolla mirënjohjen për autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Theksuam rëndësinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore dhe vlerave që na bashkojnë, duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve institucionale”, shkroi Gashi.

Kryeparlamentari Gashi priti në takim imamin e Qabes