“Banorët e fshatit Tenovë një rrugë tjetër moderne!
Sot përfundoi asfaltimi i rrugës “Stadium” me gjatësi 784.5 metra në fshatin Tenovë, me një vlerë totale prej 7,816,399.00 denarë.
Mjaft me baltë dhe probleme me lëvizjen — më në fund një rrugë moderne dhe e sigurt për të gjithë!
Ne vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore dhe rregullimin e hapësirave publike.
Hap pas hapi, po e bëjmë komunën tonë më të bukur dhe më të rregulluar!” ka shkruar kryetari i Bërvenicës