U votua formimi i Komisionit Anketues për aksidentet dhe tragjeditë që kanë ndodhur





Me 84 vota “për”, pa asnjë “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi sot, në kuadër të seancës plenare të 72-të, mori vendim të formojë një Komision Anketues për të konstatuar rrethanat në veprimin e institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komisioni Anketues po formohet me propozim të deputetëve nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN dhe do të fokusohet në tragjeditë në Koçan, në Spitalin Modular, rastin e “Durmo Tours” dhe “Llaskarcë”. Më herët, Kuvendi nuk e pranoi iniciativën për Komision Anketues për ngjarjet në Koçan të dorëzuar nga LSDM, Levica dhe BDI, për të cilën votuan vetëm 28 deputetë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo