Mexhiti: Sot nderuam jetën dhe veprën e Shpat Kasapit





“Sot nderuam jetën dhe veprën e Shpat Kasapit, në mbledhjen komemorative të mbajtur në Komunën e Çairit.
Me respekt të thellë kujtuam dhe nderuam një artist të jashtëzakonshëm, një zë të veçantë dhe një njeri që la gjurmë të thella në muzikën shqiptare. Kontributi i tij mbetet i pazëvendësueshëm dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë kolektive.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kasapi dhe të gjithë atyre që e vlerësuan dhe e deshën. Shpati do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri, ashtu siç ishte edhe ai vet!” ka shkruar Mexhiti