Grabitje spektakolare në Itali/ Komando sulmon automjetin e blinduar brenda tunelit, vidhen rreth 2 milionë euro
Një grabitje e organizuar në mënyrë perfekte ka tronditur provincën e Reggio Calabria-s, ku një grup komando ka sulmuar një automjet të blinduar përgjatë një segmenti të autostradës.
Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e parave të grabitura arrin rreth dy milionë euro.
Sulmi ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut. Kriminelët arritën të ndalonin automjetin e blinduar dhe gjatë operacionit u dëgjuan disa të shtëna armësh, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit brenda furgonit nuk u plagos.
Për të bllokuar trafikun dhe për të ndaluar çdo ndihmë të mundshme, autorët e krimit kishin vendosur dy makina të djegura në rrugë dhe kishin shpërndarë gofla metalike në asfalt, duke shkaktuar një bllokim total të qarkullimit dhe duke pamundësuar largimin e automjetit të blinduar.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit dhe patrullat e policisë, të cilat siguruan zonën dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve. Operacioni i grabitësve tregon një nivel të lartë organizimi dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.