Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim
pune me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të cilën u
konfirmua fokusi i fortë i përbashkët në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe
përshpejtimin e proceseve reformuese në vend.
Gjatë takimit u diskutua për disa projekte strategjike që do të lançohen vitin e ardhshëm, ndër të
cilat edhe projekti për sistemin energjetik me bateri me kapacitet prej 300 MWh.
“BERZH mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në sektorin e energjisë. Në takim u
dakorduam për finalizimin e disa projekteve strategjike të rëndësishme për vitin 2026, duke
përfshirë projektin e sistemit të energjisë së baterive ESM me kapacitet total prej 300 MWh. Ky
projekt është çelësi për stabilitetin dhe fleksibilitetin e sistemit elektroenergjetik”, theksoi
ministrja Bozhinovska.
Në takim diskutohen edhe hapat e ardhshëm në përgatitje për futjen e modelit ESCO në vend. Të
dyja palët diskutuan fushat e mundshme për projekte pilot dhe një model bashkëpunimi
institucional që do të mundësoj një implementim të pandërprë.
Modeli ESCO është një model afarist/financiar ku një kompani – ESCO – investon në
infrastrukturë për kursim energjie.
“Modeli ESCO është një mundësi e re për qytetarët, institucionet dhe të gjithë sistemin – një
model që jep rezultate reale. Qëllimi ynë është të krijojmë një kornizë të qartë, procedura të
parashikueshme dhe gatishmëri për zbatimin e tij gradual “, shtoi ministrja.
Ministria e Energjisë dhe BERZH u dakorduan të vazhdojnë përgatitjet e përbashkëta teknike në
periudhën e ardhshme, me fokus të qartë në ofrimin e kushteve për zbatimin e shpejtë dhe të
suksesshëm të projekteve që do të forcojnë drejtpërdrejt sigurinë energjetike të vendit.


