Izraeli urdhëron shembjen e 23 ndërtesave në kampin e refugjatëve në Jenin





Forcat izraelite kanë nxjerrë urdhëra për shembjen e 23 ndërtesave në kampin e refugjatëve në Jenin, valë e fundit e shkatërrimeve që synon komunitetet palestineze në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Urdhrat, që pritet të fillojnë të premten, parashikojnë shembjen e plotë të 12 ndërtesave dhe shembjen e pjesshme të 11 të tjerave, sipas UNRWA.

Ndërkohë, kampi i Jeninit ka përjetuar fushata të përsëritura shembjesh këtë vit.

Shembjet ndodhin ndërsa forcat izraelite po shtojnë ndërhyrjen e tyre ushtarake i konsideruar si “Muri i Hekurt” në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, e cila nisi në janar. Sulmi përfshin bastisje të mëdha, vrasje dhe shkatërrim të infrastrukturës në Jenin dhe zonat përreth.