Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të forcave pakistaneze në territorin afgan gjatë natës, në një periudhë ku tensionet mes Islamabadit dhe Kabulit janë rritur ndjeshëm.
Sulmet e Pakistanit ndaj Afganistanit vranë të paktën 10 persona, tha të martën zëdhënësi i qeverisë talebane, një ditë pas një sulmi në një kompleks sigurie në qytetin Peshawar të Pakistanit.
Mujahid shkroi në platformën X se sulmi goditi një shtëpi civile në provincën Khost dhe se mes viktimave janë nëntë fëmijë dhe një grua.
“Forcat pushtuese pakistaneze bombarduan shtëpinë e një banori civil vendas. Si rezultat, nëntë fëmijë pesë djem, katër vajza dhe një grua u martirizuan” në provincën Khost, postoi Mujahid në X.
Ai shtoi se sulmet ajrore që synonin rajonet kufitare të Kunar dhe Paktika plagosën katër civilë të tjerë.