Këto zgjedhje duhet të tregojnë se çfarë lloj njerëzish duam në politikën e Kosovës , të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të guximshëm
Ku është angazhimi i tyre që një familje të jetë e shëndetshme dhe funksionale ? Beteja për familjen dhe beteja për shtet janë betejat e të gjitha betejave që shënojnë shekullin e 21-të. Ruajtja dhe kultivimi i familjes janë si shtylla themelore të shtetit dhe të shoqërisë. Politikat tona, në çdo gjë, duhet të kenë si premisë themelore një pikëpamje për njeriun dhe dinjitetin e tij, të udhëhequr nga parimet e lirisë dhe të drejtave të njeriut…
Skënder MULLIQI
Duket së në këtë vend , artikullshkuruesit po e bëjnë punën e vetë, por shtrohet pyetja për kënd ?Jam i sigurtë së shumica e kësaj klase politike , jo që nuk lëxojnë ndonjë liber, por nuk lexojnë asgjë.Mund të hynë në internet sa për të thënë dhe asgjë më shumë.Dhe, kësaj i thonë miopi intelektuale dhe politike.Po mbajnë fjalime retorike , që nuk kan asnjë kuptim, apo kan kuptim për së mbrapshti.Është shumë e quditshme së si një pjesë bukur e madhe e tyre janë ngjitur në majat e politikës dhe në pushtet vite më radhë.Nga kjo gategori e njerëzve të politikës, nuk kemi çka presim diqka të hajrit.Së gjatë këtyre viteve kanë mësuar më shumë për të punuar për interesa përsonale .Kisha bërë si një këshillë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për qytetarët , që të dalin masivisht në zgjedhje edhe pse janë lodhë më zgjedhje të shpeshta e të kushtueshme për Kosovën e varfër.Të dalin e ti heqim qafe këta zullumqarë të cilët nuk janë duke në lënë më pa ditë të mira.Me veprimet e tyre të ricikluara e kan pru në pyetje edhe shtetësinë e Kosovës të fituar më shumë gjak.Këta nuk janë në gjendje të shikojnë drejt së ardhmës , janë më të shqetësuar për të kthyer të kaluarën sesa të tashmën , dhe më pak për të ardhmën , gjë që shihet më veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.Nuk janë në gjendje më kuptuar historinë dhe të drejtat e ndërtimit të shtetit , si tema të rëndësishme .Kur flasim për këtë kategori politike , është e çartë së nuk dinë të ndërtojnë shtet.Ata nuk dinë cili është roli i shtetit në politikë, roli i shtetit në ekonomi .Nuk kan njohuri elementare së cilat janë masat demografike ?E përsëris, këto nuk janë tema të parëndësishme, por ato nuk duhet të jenë një barrë për aktivitetin aktual politik. Ku është angazhimi i tyre që një familje të jetë e shëndetshme dhe funksionale ? Beteja për familjen dhe beteja për shtet janë betejat e të gjitha betejave që shënojnë shekullin e 21-të. Ruajtja dhe kultivimi i familjes janë si shtylla themelore të shtetit dhe të shoqërisë. Politikat tona, në çdo gjë, duhet të kenë si premisë themelore një pikëpamje për njeriun dhe dinjitetin e tij, të udhëhequr nga parimet e lirisë dhe të drejtave të njeriut.Ne do të mbrojmë me guxim dhe pa lëshime atë që kan ndërtuar breza shqiptarë – besimin, familjen dhe kombin.Sot, na duhet njerëz të rinj , cilësor , fytyra të reja creative më moral të lartë politikë.Këto zgjedhje duhet të tregojnë se çfarë lloj njerëzish duam në politikën e Kosovës , të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të guximshëm .Mos të lejojmë , por të mbrojmë fuqishem shtetin ndaj qdo llojë mafiozi , që shkatërron besimin e qytetarëve në institucione .Lufta çlirimtare për Atdhe , mbrojtësit dhe historia shqiptare nuk janë një barrë, por themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen…