Aleatët perëndimor të Ukrainës duke përfshirë Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë deklaruar se do të kërkojnë ndryshime në planin amerikan për ti dhënë fund luftës me Rusinë. Ishte Kryeministri Britanik Keir Starmer i cili shpjegoi se Liderët Europianë do të bisedojnë së bashku në Samitin e G20 që po mbahet në Afriken e Jugut këtë fundjavë ku do të ketë një qëllim të qartë, forcimin e pozitës së Ukrainës në Tryezën e Negociatave.
Samiti i G20 vjen pasi presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se vendi i tij po përballet me “një nga momentet më të vështira në histori” për shkak të presionit për të pranuar një propozim paqeje, detajet e të cilit janë parë si të favorshme për Moskën.
Presidenti Ukrainas pas bisedave telefonike qe pati me lideret Perendimor, deklaroi kete te shtune se Kievi do te kete nje delegacion qe do te diskutoje Planin Amerikan per fundin e Luftes me vendet mike Europiane me synim qe te arrije nje marreveshje qe nuk do te kerkonte dorezimin e Ukraines.
Lideret Perendimor te cilet jane informuar per planin Amerikan te paqes nuk do te kene mundesi qe ne margjinatat e samitit te G20 ne Afriken e Jugut te Diskutojne me Presidentin Amerikan Donald Trump apo qofte edhe me Presidentin Rus Vladimir Putin pasi te dy lideret nuk po marrin pjese ne kete samit.
Propozimi Amerikan per Paqen mes Rusise dhe Ukraines , i cili është zbuluar nga mediat nderkombetare përfshin elemente që Kievi i ka kundërshtuar më parë, si dorëzimi i disa zonave lindore që aktualisht kontrollohen nga Ukraina.
Drafti parashikon tërheqjen e trupave ukrainase nga zonat e Donetskut që ata kontrollojnë aktualisht, duke i dhënë Rusisë kontroll të plotë de facto mbi Donetskun, Luhanskun dhe Krimenë. Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas. Plani përfshin gjithashtu garanci sigurie për Ukrainën, pa shume detaje, dhe një pritshmëri që NATO të mos zgjerohet më tej. Ai sugjeron gjithashtu rikthimin e Rusisë në ekonominë globale, përfshirë ngritjen e sanksioneve dhe rianëtarësimin e Moskës në grupin G7, duke e rikthyer atë në G8. Uashingtoni ka ushtruar presion për miratim e planit te tyre brenda javes qe vjen dhe ka vene si afat Final per Kievin dhe Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky diten e enjte. Donald Trump tha se Ukraina ose duhet te pranoje Paqen ose te vijoje te luftoje.
Presidenti Rus Vladimir Putin konfirmoi se administrata Trump i ka paraqitur një propozim per fundin e luftes dhe se ai mund të shërbejë si “bazë” për negociata, por shtoi se diskutimet e detajuara ende nuk janë zhvilluar. Ai deklaroi se Rusia është e gatshme të tregojë “fleksibilitet”, por gjithashtu të vazhdojë luftën nëse është e nevojshme.
Shtëpia e Bardhë mohoi se Ukraina ishte përjashtuar nga hartimi i planit. Një zyrtar amerikan tha për CBS News se drafti është përgatitur pas konsultimeve me shefin e sigurisë ukrainase, Rustem Umerov.