Shpërthim në fabrikë në Pakistan, të paktën 15 viktima





Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë në Faisalabad, Pakistan.

Ngjarja shkaktoi edhe shkatërrimin e disa shtëpive pranë fabrikës, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, zjarri filloi nga një rrjedhje gazi brenda fabrikës, çka shkaktoi shpërthimin e fuqishëm dhe shembjen e të gjithë strukturës.