Të paktën 67 fëmijë janë vrarë edhe pasi hyri në fuqi armëpushimi në Gaza. OKB ngriti shqetësimin për këtë situatë duke bërë apel që të ndalet konflikti.
“Dhjetëra të tjerë janë plagosur. Kjo është një mesatare prej pothuajse dy fëmijësh të vrarë çdo ditë që kur hyri në fuqi armëpushimi”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires .
Ndërsa nënvizoi se furnizimet me ushqim janë duke u përmirësuar në Gaza, por ende nuk plotësojnë totalisht nevojat humanitare.
“Mbështetja e vazhdueshme është thelbësore për të ndihmuar familjet të rivendosin shëndetin, ushqyerjen dhe jetën e tyre”, tha në një intervistë për gazetarët në Gjenevë Martin Penner, një zëdhënës i WFP-së.