Hon Hai, gjiganti i prodhimit tajvanez i njohur globalisht si Foxconn, ka zbuluar një automjet të ri elektrik dhe ka shpalosur ambiciet e tij në inteligjencën artificiale në panairin e tij vjetor të teknologjisë në Taipei.
Hon Hai prezantoi një version demonstrues të makinës së saj të re elektrike Model A.
Automjeti ka një ndenjëse për drejtimin e makinës nga e djathta dhe fillimisht është i destinuar për tregun japonez, me çmimin e përballueshëm si një pikë kyçe shitjeje.
Kompania thotë se shpreson që modeli do t’u pëlqejë shoferëve të taksive dhe logjistikës, si dhe pasagjerëve që kanë nevojë për më shumë hapësirë brenda automjeteve kompakte.
Eventi mblodhi së bashku liderë të industrisë nga Nvidia, Google dhe OpenAI, me diskutime të përqendruara në sigurinë e të dhënave, cloud computing dhe të ardhmen e makinave elektrike me çmime të përballueshme.