Gati 1,000 njerëz nga tre fshatra në ishullin indonezian të Java-s janë detyruar të ikin në strehimore, pas shpërthimit të vullkanit të tij më të lartë.
Më shumë se 170 njerëz, përfshirë alpinistë, udhërrëfyes, zyrtarë turizmi dhe turistë, u shpëtuan pasi mali Semeru shpërtheu të mërkurën, transmeton Telegrafi.
Nuk janë raportuar viktima gjatë evakuimit të atyre që ishin më në rrezik në rrethin e Lumajang, sipas agjencisë së zbutjes së fatkeqësive të Indonezisë.
Shpërthimi dërgoi re përvëluese hiri të nxehtë dhe një përzierje shkëmbinjsh, lavash dhe gazi deri në 13 km poshtë shpateve të vullkanit, thanë zyrtarët.
Ata ishin nisur të ngjiteshin në majën 3,676 m të mërkurën dhe mbetën të bllokuar në zonën e kampingut Ranu Kumbolo përpara se të dërgoheshin në një vend të sigurt, u tha gazetarëve Priatin Hadi Wijaya, kreu i Qendrës për Vullkanologji dhe Zbutje të Fatkeqësive Gjeologjike.
Hetty Triastuty, nga qendra, paralajmëroi se alpinistët mund të jenë ekspozuar ndaj hirit vullkanik.
Shpërthimet që u zhvilluan gjatë gjithë ditës mbuluan disa fshatra me hi të trashë vullkanik dhe bllokuan rrezet e diellit.
Mediat lokale raportuan se dy motoçiklistë u përplasën për shkak të hirit të nxehtë në një urë, duke rezultuar në djegie të rënda në trupat e tyre.