Qeveria gjithnjë do të qëndrojë në mbrojtje të gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në përgjigjen e pyetjes së deputetit Rexhep Ismail për konkluzionet nga puna e Komisionit të Përzier për Çështje Arsimore Historike me Bullgarinë.
Mucunski në përgjigjen tha se ndoshta është rastësi “sulmi i koordinuar ndaj tij nga bashkëkryetari bullgar me Komisionin, Angel Dimitrov dhe deputeti”.
“Më befason fakti që brenda pak ditësh çështja e punës së komisionit të përzier dhe një sulm politik ndaj meje u drejtuan nga bashkëkryetari nga pala bullgare, Angel Dimitrov, dhe ju. Ndoshta është rastësi, një sulm i koordinuar ndaj MPJ-së nga Angel Dimitrov dhe Rexhep Ismail. Disa thonë se në politikë nuk duhet të besosh në rastësi, por unë do të zgjedh me mirëbesim se ky është një sulm i koordinuar i rastësishëm”, tha Mucunski.
Shefi i diplomacisë përsëriti se beson se Komisioni duhet të udhëhiqet nga individë të cilët imputin të cilin do ta vendosin është i bazuar në njohuri të tyre shkencore, dituri dhe fakte dhe se çdo përgjigje politike të cilën ai do ta jepte do të konsiderohej si ndikim ndaj Komisionit.
“Dhe nga kjo pikëpamje besoj se Komisioni në këtë përbërje do të vazhdojë të punojë në mënyrë të pavarur bazuar në fakte. Kur të vlerësoni se si është përcaktuar politika jonë e jashtme, do të shihni se ne gjithmonë themi se nuk jemi për lëshime me asnjë kusht dhe se çështja kryesore kur marrim parasysh vendimmarrjen në lidhje me të gjitha çështjet politike që lidhen me Bullgarinë është mbrojtja e identitetit, veçantisë kulturore dhe historisë maqedonase. Është e vërtetë se nga ana tjetër e kufirit ka individë që duan të mohojnë historinë, identitetin dhe gjuhën tonë, por shihni se ne kemi qenë të pozicionuar fort në lidhje me këto qëndrime për më shumë se një vit e gjysmë. Dhe në lidhje me punën e Komisionit, ai duhet të punojë ekskluzivisht në bazë të fakteve dhe argumenteve dhe të jetë plotësisht i pavarur dhe i shkëputur nga ndikimi i politikës. Në këtë kuptim, çdo përgjigje politike që do të jepja do të konsiderohej si një ndikim në Komision”, tha Mucunski.
Vlerëson, siç shtoi, “se Dimitrov shpesh e thirr duke dashur ta provokojë, të japë ndonjë konstatim politik që pastaj të thotë – ja Qeveria maqedonase drejtpërdrejt përzihet në lirinë dhe pavarësinë akademike”.
“Besoj se ky nuk do të ishte qëllimi juaj, se keni pasur qëllime të mira dhe ju intereson cila janë qëndrimet e Qeverisë. Ja ju them Qeveria gjithnjë do të qëndrojë në mbrojtje të identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase”, theksoi Mucunski.
Deputeti Ismail, komentoi se ministri “po bën përpjekje ta shmangë përgjegjësinë politike me atë që Komisionin e sheh si ndonjë punë shkencore dhe akademike”.
“Më besoni, në vendosjen e saj në të gjitha dokumentet, si në protokollin e fundit ashtu edhe në propozimin francez dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, përfundimet e saj kanë pasoja të menjëhershme politike. Bëhet fjalë për sovranitetin, i cili është një çështje politike. Nuk mund të thuash se nuk ndërhyn në komision”, tha Ismail.
Ai i parashtroi gjithashtu ministrit edhe pyetjen “Mbi çfarë baze i dërgoi tekstet shkollore për klasat e pesta dhe të gjashta në Bullgari për censurë?”, të cilën Mucunski e cilësoi si “dezinformim dhe lajm të rremë”.
“Asgjë nuk u lëshua në Sofje në amin. Kjo është dezinformatë, lajm i rremë. Institucionet tona shtetërore nuk lëshuan asgjë, as një libër shkollor dhe as një dokument në Sofje me të ashtuquajturin amin. Nuk ka ndodhur asgjë e tillë”, theksoi shefi i diplomacisë.
Është saktë, se duhet të kemi dialog me të gjithë fqinjët tanë dhe se duhet të punojmë në mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura, por është saktë edhe se nuk guxojmë dhe nuk kemi të drejtë ta bëjmë atë me çdo kusht dhe në dëm të interesave tona kombëtare.
“Unë besoj plotësisht se profesori Georgiev dhe ekipi i tij e dinë se si duhet të funksionojnë, dhe kjo është – lirisht, në mënyrë të pavarur dhe bazuar në njohuritë dhe faktet që kanë në dispozicion. Mund të jetë një komision që do të punojë për shumë vite dhe nuk do të arrijë në një përfundim, do të diskutojë, debatojë për çështje të caktuara dhe natyrisht do të ketë zhvillime që mund të mos jenë gjithmonë në kënaqësinë e palës tjetër. Por, ata diskutojnë bazuar në faktet historike dhe njohuritë e tyre shkencore. E di që ata do të ishin më të lumtur nëse do të vërtetohej se teza juaj është e saktë, se VMRO-DPMNE bëri një lëshim, por renditni një lëshim të një natyre të tillë që është bërë vitin e fundit”, tha Mucunski, duke shtuar se beson që deputeti nuk është i koordinuar me historianët në Sofje.
Ismail, në koment në përgjigjen nga ministri tha se nuk ka kurrfarë koordinimi dhe se ka mbështetje nga ai ndërsa do ta sigurojë edhe nga E majta “kundër sulmeve të tilla agresive të gjuhës dhe identitetit maqedonas” për çka edhe i propozoi shtetit që të tërhiqet nga Komisioni.