Poloni: Bomba shkatërron shinat në linjën Varshavë–Lublin, kryeministri Tusk thotë se është akt sabotazhi





Një bombë shpërtheu në linjën hekurudhore që lidh Varshavën me Lublinin, duke shkaktuar dëme në shinat e trenit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri polak, Donald Tusk, i cili e cilësoi incidentin si një akt sabotazhi. Në një postim në X, Tusk shkroi: “Fatkeqësisht, dyshimet më të këqija u konfirmuan. Një akt sabotazhi ndodhi në linjën Varshavë–Lublin, në fshatin Mika. Një mjet shpërthyes u aktivizua dhe shkatërroi shinat hekurudhore.” Ai shtoi se shërbimet e emergjencës dhe prokuroria po punojnë në vendngjarje, ndërsa dëme janë raportuar edhe në pjesë të tjera të linjës, më afër Lublinit. Hetimet për zbardhjen e autorëve dhe motivit të sulmit janë në zhvillim.