‘Po humbasim kohë dhe para’, Peskov: Duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me SHBA





Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të përmirësohen dhe duhet të hapen mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, tha sot në një intervistë me CNN zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

“Ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet dypalëshe. Ne duhet të hapim mundësi të reja për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik”, tha Peskov.

Ai theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë një “perspektivë të ndritur” , duke shtuar se të dyja palët “momentalisht po humbasin kohë dhe para”.

Peskov deklaroi se Kremlini shpreson që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është ende i gatshëm të ndihmojë në një zgjidhje diplomatike dhe politike për krizën ukrainase.

Ai theksoi se “retorika bërthamore është e rrezikshme”.

“Armët bërthamore janë të mira për parandalimin e ndërsjellë, por edhe të flasësh për to është e rrezikshme dhe Rusia do të preferonte të mos e bënte këtë”, tha Peskov.