Zelensky viziton qytetin e bombarduar të frontit të luftës





Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar të martën (11.11.2025) qytetin e vijës së frontit, Kherson, i cili shtrihet vetëm pak kilometra larg pozicioneve ruse përtej Lumit Dnjepër, dhe po përballet me bombardime e sulme të vazhdueshme me dronë, raporton Reuters.Zelensky ka postuar një selfie në hyrje të qytetit, me një tabelë të madhe zbukuruese pas vetes që mban emrin e Khersonit.Ai gjithashtu ka postuar një video duke mbajtur një fjalim për të përkujtuar përvjetorin e tretë të tërheqjes së Rusisë nga Khersoni më 2022, viti i pushtimit të plotë të Ukrainës.

“Ne po përgatisim vendime që duhet të forcojnë Khersonin”, tha ai në fjalim.Zelensky ka thënë se gjatë ditës do të ketë një takim me zyrtarët vendas dhe përfaqësuesit ushtarakë për mbrojtjen e qytetit, i cili po përballet me kërcënimin gjithnjë në rritje të dronëve të vegjël sulmues rusë.