Pse ka akoma zvarritje në procesin e antarsimit të RMV-së në BE ?





Ejup Berisha

E kamë një pyetje shumë të sinqertë dhe logjike e ajo është kjo. Pse te ne asnjëherë nuk u bënë aktivitetet dhe levizjet konkrete për plotesimin e kushteve të nevojshme e të domosdoshme për antarsimin e vendit tonë në Bashkimin Europjan? Kjo pasiqë më herët është thënë por edhe akoma vazhdon të thuhet se antarsimi i RMV-së në familjen e shteteve europjane është aspiratë dhe qëllim i yni stategjik. Dhe nëse ka qenë dhe është akoma kështu është dashur të punonim shumë me vendosmëri dhe me përkushtim për realizimin e kësaj aspirate. Pra po e ripërsëris edhe njëherë pyetjen e njejtë e kjo nuk vlenë për Qeverinë aktuale pasiqe e njejta nuk është shumë fajtore për ngecjet qe i kemi pasur tërë kohës në rrugën tonë drejtë Brukselit. Mendoj se fajin më të madh për të e kanë Qeveritë e mëparshme. Kështuqë besoj se duhet te dihet shkaku dhe shkaktarët se pse këto nuk bënë përpjekje dhe lëvizje reale për antarsimin e vendit tonë në BE. Kjo ështe pyetje që tani meriton të merr përgjigje të saktë dhe meritore e të cilën duhet ta japin njerëzit të cilët në të kaluarën i kanë udhëhequr institucionet kompetente të shtetit. Mendoj se zvarritja e procesit të antarsimit të RMV-së në BE meriton të sçarohet realishtë dhe saktë në opinion. Vlenë të thuhet se RMV nga një shtet udhëheqës në rajon kur me herët bëhej fjalë për rrugtimin drejt Brukselit dhe për zbatimin e reformave tani është në një grup me Serbinë kjo sa i përket reputacionit dhe performancave të plotesimit të kushteve për antarsim në BE. Kur jemi te vendi ynë edhe pse i njejti nuk i ka peripecitë dhe sfidat që i ka Serbia në procesin e antarsimit europjan prap se prap ne çuditrishtë ne jemi lënë në një grup me te. E kjo ka probleme më serioze në të gjitha aspektet e qeverisjes së saj, së fundmi edhe me ato të sigurisë. Vërejtje serioze e BE-së në raport me vendin tonë është mos zbatimi i axhendës reformuese. Pra RMV nuk është e ballafaquar me një qeveri skajshërisht nacionaliste siç e ka shteti fqij Serbia. E njëjta shkon akoma më larg pra Qeveria e saj po bën aktivitete të cilat po prodhojnë ambient tendosjesh dhe tensionesh brenda dhe jashta saj në rajon dhe prap RMV është vendosur në mënyrë jokorrekte në një grup me Serbinë në procesin e antarsimit në BE. Rrugëtimin e Serbisë kah kjo e fundit gjithashtu e rëndon edhe mosgatishmëria e saj për ta njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, akt me të cilin do të normalizoheshin raportet ndërfqijsore dhe do ti hapeshin dyert Serbisë për tu bërë antare e BE-së, sepse njohja është vënë si kusht për të që të mund të antarsohet. Për dallim prej problemeve të shumta qe i ka Serbia në procesin e integrimit europjan rrugëtimi i shtetit tonë drejtë BE-së ka më pak pengesa dhe sfida. Vlenë të thuhet se barrë më e vështirë
dhe më e madhe per ne si shtet paraqet nënshkrimi i marrveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë me të cilën nga ne kërkohet pajtueshmëria për futjen e pakicës bullgare në Kusntetutën e vendit. Për çështjen në fjalë ndoshta edhe mund të ketë hamendje dhe pasiguri te bashkqytetarët tanë maqedonas gjëra që janë të kuptueshme e të arsyeshme për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Por edhe kjo patjetër duhet të bëhet. Ne pra që ndrojmë pak më keq te çështja e mos-zbatimit të reformave, pra fatkeqsishtë shteti yne këtu ka çaluar më së shumti. Nuk e di se çfar ka pasur të paçartë në kërkesat e shumta dhe të vazhdueshme të autoriteteve të Brukselit drejtuar autoriteteve tona kompetente për zbatimin e reformave.Vërejtjet e tyre në raport me to janë të njohura sepse të njejtat janë ripë rsëritur në disa raporte vjetore të KE-së që kanë të bëjnë me çështjen e përparmit të RMV-së për në BE. Të njejtat vërejtje fatkeqsishtë janë prezente edhe në raportin e fundit të saj për vendin tonë. Kësaj radhe theksi është vënë te nevoja e intensifikimit të luftës kundër korrupcionit dhe krimit. Duke mos i anashkaluar edhe çështjet e tjera si
reformat në sitemin gjyqsor, në administratë dhe nevojën e sundimit të ligjit. Këto gjëra do ti bënte çdo vend normal me udhëhqsi politike të mençur dhe largpamëse që don që vendi të ecë drejt zhvillimit dhe për
rparimit. Edhe njëher te çështja me Bullgarinë dhe me bullgarët mund të ketë hamendje, por për temën zbatim të reformave nga ana jonë këtu të gjitha hamendjet dhe paçartësitë është dashur të sçarohen. Kështuqë për ngecjen e zbatimit të tyre këtu te ne nuk ka kurrfar justifikimesh dhe arsyetimesh. BE insiston që shtetet qe duan bëhen pjesë e saj duhet të kenë stabilitet dhe çëndrueshmeri të brendshme dhe të jashtme. Për fund aktivitetet
për zbatimin e reformave që i kërkon rregullisht nga ne BE nuk është dashur dhe nuk duhet të jenë aspak te paçarta pasiqë nëse këto ishin bërë në vazhdimsi kjo do
të kishte ndihmuar dhe ndikuar në rritjen e performancave dhe kredibilitetit të shtetit tonë në raport me procesin e antarsimit të sigurtë të tij në gjirin e Bashkimit Europjan.