Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona





Një shofer përplasi makinën e tij në një turmë njerëzish në ishullin francez Oleron, duke plagosur 10 persona.

Sipas mediave të huaja shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në turmë.

Ai u arrestua menjëherë dhe u mor në paraburgim. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në disa persona.

Megjithatë, zyra e prokurorit të antiterrorizmit “nuk është e përfshirë në këtë fazë”, tha prokurori i Le Rochelle, Arnaud Larais, i cili sqaroi se është hapur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë.

Disa minuta pas veprimeve të tij, burri u arrestua nga policia ndërsa po përpiqej t’i vinte flakën automjetit të tij.

Në makinën e tij u gjetën bombola gazi. Ai u dërgua menjëherë në stacionin e policisë Saint-Pierre-d’Oléron.