Zvicra ka një milioner të ri të lotarisë





Një person me fat është bërë milioner brenda natës, fitoi lotarinë në Zvicër.

Një person me fat është bërë milioner brenda natës pas shortit të lotarisë së së mërkurës. Numrat fitues ishin 13, 16, 21, 24, 28 dhe 32, ndërsa vetëm numri me fat 3 mungonte për fitoren e plotë, përcjell albinfo.

Përveç fituesit kryesor, 20 lojtarë të tjerë patën pesë numra të saktë dhe numrin bonus, duke fituar secili rreth 4,100 franga zvicerane.