Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihter është regjistruar në Balikesir të Turqisë të hënën mbrëma, raporton “Hurriyet”.

Tërmeti është pasuar nga disa pasgoditje 4.2, 3.5, 4 dhe 3.9 ballë Rihter.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka thënë se nuk është raportuar për viktima.

Ai ka thënë se ka ndërtesa të shembura.