Kërcënime me vdekje për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, më pak se një ditë nga dënimi me pesë vjet burg
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje në burg – më pak se një ditë pasi filloi një dënim pesëvjeçar për konspiracion kriminal.
Një video që qarkullon në internet, e cila duket se është filmuar nga një i burgosur, tregon kërcënime verbale që bëhen me mbërritjen e Sarkozy-t në burgun La Sante të Parisit.
Sipas Reuters, zyra e prokurorit të Parisit u njoftua për videon dje, transmeton Telegrafi.
Tre të burgosur u morën në pyetje si pjesë e hetimit dhe dy telefona celularë u sekuestruan gjatë një kontrolli në burg.
Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012, u burgos të martën pasi u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.
Lajmi për kërcënimet doli pasi u raportua se ish-presidentit do t’i caktoheshin dy oficerë policie të përhershëm si truproja, të vendosur në qelitë aty pranë gjatë gjithë kohës së tij në burg, për t’u siguruar që ai të mos lëndohej.
Masa shkaktoi ankesa nga sindikatat. Hugo Vitry, një roje në La Sante dhe kreu i degës lokale të sindikatës Force Ouvriere, tha se ata nuk ishin informuar për detajet e sigurisë së Sarkozy-t.
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi të mituren përmes telefonit
Kronika e Zezë
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi të mituren përmes telefonit
“Ne kemi kontaktuar administratën e burgut dhe Ministrinë e Drejtësisë për të kërkuar shpjegime”, shtoi ai.
Megjithatë, ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez i tha radios Europe 1 se Sarkozy kishte të drejtë për mbrojtje “për shkak të statusit të tij”.
“Padyshim që ekziston një kërcënim kundër tij dhe kjo mbrojtje po mbahet ndërsa ai është në paraburgim”, shtoi ai.
Avokatët e Sarkozy-t kanë paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm, në pritje të gjyqit të tij të apelit, dhe thanë se prisnin që kjo kërkesë të shqyrtohej brenda rreth një muaji.
Ata thanë se shpresonin ta lironin atë me lirim të parakohshëm deri në Krishtlindje.
Sarkozy ka mohuar vazhdimisht shkeljet dhe e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht.