Narkotikë me vlerë gati 1 miliard dollarë u sekuestrua në Detin Arabik – zbulohen detaje dhe pamje

Një anije e marinës pakistaneze sekuestroi narkotikë me vlerë rreth 1 miliard dollarë nga anijet me vela në Detin Arabik, konfirmoi të martën Komanda Qendrore e SHBA-së.

Forcat e Kombinuara Detare, një partneritet detar që përfshin Shtetet e Bashkuara, thanë se anija detare pakistaneze PNS Yarmook javën e kaluar kapi dy anije të ndryshme tradicionale me vela, brenda 48 orëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhi sekuestroi disa ton metamfetaminë kristalore, me vlerë mbi 960 milionë dollarë, dhe një sasi më të vogël kokaine, tha partneriteti në një deklaratë.

“Narkotikët u transportuan përsëri në anije për testim për të konfirmuar përmbajtjen dhe më pas u asgjësuan”.

Anijet e kapura u “identifikuan si pa kombësi”, tha pa treguar se nga kishin origjinën.

Marina e Pakistanit e lavdëroi sekuestrimin në mediat sociale, duke postuar video të PNS Yarmook.

“Suksesi i këtij operacioni të fokusuar nxjerr në pah rëndësinë e bashkëpunimit shumëkombësh”, tha përfaqësuesi Forcave Detare Mbretërore Saudite, Fahad Aljoiad, komandant i task forcës që kryen operacionin.

“PNS Yarmook ka pasur një nga sekuestrimet më të suksesshme të narkotikëve për CMF-në, gjë që i atribuohet drejtpërdrejt ekspertizës dhe bashkëpunimit të forcave tona detare brenda organizatës”.

Në një postim në mediat sociale, Komanda Qendrore e SHBA-së përgëzoi Forcat e Kombinuara Detare, të cilat përfshijnë marinat e 47 vendeve dhe patrullojnë më shumë se 3 milion milje katrorë det, duke përfshirë disa nga korridoret më të ngarkuara të transportit detar në botë, për të ndërprerë kontrabandën e drogës dhe armëve.