Vendit do t’i duhen 56 vite për të arritur mesataren evropiane për sa i përket standardeve dhe kushteve të jetesës, sipas një raporti të përgatitur nga tetë organizata të Ballkanit Perëndimor të fokusuara në afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
Megjithatë, ka shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces, por që kjo të ndodhë, është e nevojshme të përfundohet puna në shtëpi, domethënë të zbatohen reforma kyçe që do të japin rezultate në jetën e përditshme të qytetarëve në veçanti.
“Në shikim të parë, ky numër mund të duket pesimist, pra shumë i gjatë, por ekzistojnë shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces. Ky është mesazhi në të cilin duhet të përqendrohemi si shoqëri. Si pjesë e hulumtimit, janë përgatitur disa skenarë që tregojnë se si do të ndryshonte kjo periudhë në rast të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, me qasje në treg, fonde dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale. Të gjithë skenarët, veçanërisht në fushat kryesore – ekonomia, politikat sociale dhe dixhitalizimi – japin një pamje të qartë se situata do të ndryshonte ndjeshëm, madje disa tregues do të përgjysmoheshin, nëse do të kishim anëtarësim të plotë ose qasje të plotë në fondet evropiane, thekson Viktor Mitevski”, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për Kërkime dhe Analiza (ShKA).